SBASHK takohet me Unionin e Sindikatave të Arsimit të Evropës
BKT
Kosovë

SBASHK takohet me Unionin e Sindikatave të Arsimit të Evropës

M.P / RTKlive

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj së bashku me kryesinë është takuar me kryetarin e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës, Larry Flanagan.

Sipas komunikatës së dërguar nga SBASHK, ata e kanë njoftuar për sfidat e arsimit në vend.

“Ata janë takuar me kryetarin e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës, Larry Flanagan, të cilin e kanë informuar për aktualitetin në arsimin e Kosovës dhe për angazhimet në shërbim të anëtarësisë, por edhe për sfidat e shumta të kohës”, njofton SBASHK-u.

 


MË SHUME NGA Kosovë