Kurti u kërkon komuniteteve të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë
SH.Ç/RTKlive
Kryeministri Albin Kurti, u ka bërë thirrje komuniteteve jo shumicë në Kosovë që të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë, që pritet të fillojë me 1 nëntor.
Kurti ka theksuar se në këtë mënyrë, qeveria do të mund të bëjë më mirë planifikime se sa shkolla u duhen komuniteteve, sa kilometra rrugë e ku të investojë në ekonomi.
“Regjistrimi i popullsisë do të fillojë me 1 nëntor, është obligim i çdo qytetari por edhe në të mirën e çdo qytetari. Me informatat qe do të mbledhin nga regjistrimi do të kemi mundësi të planifikojmë për nevojat e komuniteteve a sa shkolla na duhen, sa kilometra rruge e ku të investojmë në ekonomi. Kam ardhur të dëgjoj prej juve, për juve, për vendin tonë”, ka deklaruar Kurti.
Kurti ka përmendur edhe disa nga veprimet e Qeverisë për komunitetet.
“Kemi ndare 3 milionë euro për komunitetet jo shumicë. MAPL ka ndarë 1 milion euro për projekte infrastrukturore veçanërisht për komunitetet. Ministria e Mjedisit i ka identifikuar 29 projekte, 9 prej të cilave janë për komunitetet jo shumicë. Një e arritur tjetër është edhe njohja e gjuhës rome si gjuhë zyrtare në Prizren. Kemi edhe linjën e re të autobusëve nga Prishtina ne Kishnice dhe Graçanicë, linjë që u hap dje”, ka theksuar ai.
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka deklaruar se fokusi duhet të jetë kah ekonomia, që komuniteteve në Kosovë t’iu mundësohet që vetë të ndërtojnë shtëpi.
Në një organizim të Zyrës për Çështje të Komuniteteve të Zyrës së Kryeministrit. Rashiq ka deklaruar të martën se 3500 persona kanë aplikuar për të përfituar nga nisma e Qeverisë në zhvillimin ekonomik të komuniteteve joshumicë në Kosovë. Sipas Rashiqit, dikasteri që ai udhëheq ka arritur nivelin më të lartë të transparencës.
Sipas Rashiqit, zhvillimi ekonomik duhet jetë kyç si komponent te komunitetet.























