14:45 / 03.10.2023
Shkolla e Mjekësisë në Pejë bëhet me laborator
M.P / RTKlive
Shkolla e Mesme e Mjekësisë në Pejë është pajisur me mjete konkretizimi-laborator mjekësor. Ky laborator është investim në vlerë prej 13,935.00€.
Në ceremoninë e përurimit të laboratorit ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri. Ai ka uruar nxënësit për mundësinë e re të praktikës profesionale mjekësore.
“Në bashkëpunim me organizatën IOM, Programi për Stabilizim të Komuniteteve EU-CSP IV i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim e kanë finalizuar këtë projekt në vlerë totale prej 13,935.00€”, ka njoftuar Komuna e Pejës.























