16:21 / 04.10.2023
Gjenden mbetje mortore në Bishtazhin
V.Th. RTKlive
Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur,ka njoftuar se gjatë gërmimeve në Bishtazhin të Gjakovës janë gjetur disa mbetje mortore.
Sipas KQPZh-së, eshtrat e gjetur potencialisht i përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë.
“Në vazhdën e aktiviteteve gërmuese, gjatë këtyre dy javëve, ekipet tona të KQPZH, IML dhe Policia e Kosovës, me mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, EULEX-it dhe KNKK, janë duke kryer gërmime në lokacion Bishtrazhin, Komuna e Gjakovës”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se rezultati i eshtrave të gjetura do të bëhet publik pas analizave të ADN-së.























