Arrestohen dy të dyshuar për krime lufte, Policia bashkëpunon me Malin e Zi
M.P / RTKlive
Policia e Kosovës në bashkëpunim me policinë e Malit të Zi ka arritur të arrestojë dy të dyshuar për veprën penale “Krime Lufte”.
“Pas koordinimit dhe shkëmbimit të informacioneve reciproke të Policisë së Kosovës me autoritetet kompetente të Malit të Zi, më datë 01.10.2023, autoritetet e Malit të Zi e kanë arrestuar në territorin e tyre personin e kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar me inicialet Z.V (viti i lindjes 1961)shtetas i RKS-së, i kërkuar nga autoritetet e Kosovës për veprën penale ‘Krime Lufte”, njofton Policia e Kosovës.
Ndërkaq sot është bërë arrestimi i të dyshuarit I.B., shtetas i Kosovës, i cili ishte në territorin e Malit të Zi.
Lidhur me rastet personat e arrestuar i janë nënshtruar procesit të ekstradimit nga shteti i Malit të Zi për në Republikën e Kosovës sipas procedurave të parapara ligjore.























