Agjencia Kadastrale njofton ministrin Aliu me aktivitetet që po bënë
M.P / RTKlive
Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu sot gjatë ditës vizitoi Agjencinë Kadastrale të Kosovës.
Sipas komunikatës nga Agjencia, kryeshefi i AKK-së Avni Ahmeti e informoi në detaje për punët dhe aktivitetet e AKK-së, me fokus në projektet kapitale të planifikuara për t’u realizuar në këtë periudhë kohore, reformat ligjore, avancimet në sisteme kadastrale dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.
“Ministri u informua po ashtu që Agjencia Kadastrale e Kosovës është duke punuar me ritëm të përshpejtuar në realizimin e objektivave të caktuara, të cilat do të ndikojnë në ngritjen e kualitetit të të dhënave, shërbimeve kadastrale dhe infrastrukturës ligjore”, njofton Agjencia Kadastrale e Kosovës.
Në anën tjetër Ministri Aliu, shprehu gatishmërinë për përkrahje dhe mbështetje të plotë për AKK-në në realizmin e suksesshëm të këtyre objektivave.
























