Nis fushata vetëdijësuese për sigurinë e nxënësve në trafik
BKT
Kosovë

Nis fushata vetëdijësuese për sigurinë e nxënësve në trafik

E. Hoti /RTKlive

Policia e Kosovës ka lanësuar  sot fushatën vetëdijësuese për sigurinë në trafik për nxënësit e klasave të para.Me këtë rast u shpërndanë edhe materiale me mesazhe të veçanta ndërgjegjësuese.

Drejtori i Divizionit të Trafikut Rrugor, nënkolonel Jeton Rexhepi, tha se në kuadër të projektit për ofrimin e sigurisë në trafikun rrugor dhe sensibilizimin e pjesëmarrësve, Policia e Kosovës në muajin shtator ka aktivitete të veçanta sa i përket fillimit të vitit të ri shkollor.

“Kësaj i ka paraprirë një prezencë e shtuar policore, po ashtu një ligjërim i Policisë së Kosovës në klasa sidomos për ata që janë fillestarë dhe tani edhe në bashkëpunim me akterët tjerë kemi shtuar aktivitetet me qëllim të sensibilizimit të nxënësve pothuajse në të gjitha rajonet e Kosovës”, tha Rexhepi në emisionin “Info Plus”, në RTK.

Ai tha se lansimi i fushatës sensibilizuese për sigurinë në trafik për nxënësit e klasave të para është bërë në shkollën fillore ”Ismail Qemali" në Prishtinë. 

“Sot në bashkëpunim edhe me Këshillin për Sigurinë e Trafikut Rrugor në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës, Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Prishtinës në shkollën “Ismail Qemajli “ e kemi filluar lansimin e fushatës që ka për qëllim t’i sensibilizojë nxënësit e nga klasa e parë deri në të katërtën dhe pjesa e tjetër e projektit ka të bëjë me senzibilizimin e pjesëmarrësve në trafik si shoferë”, tha ai.

Ai theksoi se kanë shpërndarë edhe materiale  informues me mesazhe të veçanta sa i përket sigurisë së nxënësve.

“Jemi munduar që nxënësve t’ju shpjegojmë  për sigurinë nga nisja prej shtëpisë, ardhja rrugës, si duhet të kalohet rruga ku ka vendkalim apo ku mungojnë ato dhe po ashtu kemi kërkuar nga ata që të kenë një komunikim të vazhdueshëm  me prindërit dhe t’i rikujtojnë rregullat e trafikut rrugor”, tha ai.

 Fushata do të vazhdojë edhe në shkolla tjera në nivel Prishtine dhe regjione tjera.  


MË SHUME NGA Kosovë