Sot Dita Botërore e Mësuesit, njihet kontributi i tyre arsimor
BKT
Kosovë

Sot Dita Botërore e Mësuesit, njihet kontributi i tyre arsimor

M.P / RTKlive

Sot shënohet Dita Botërore e Mësuesit si mirënjohje për kontributin e tyre në procesin e mësimdhënies dhe arsimit.

Hava Krasniqi, mësuese nga shkolla "Emin Duraku" në Prishtinë për “Mirëmëngjesi Kosovë” të RTK-së ka treguar për karakteristikat e këtij profesioni, duke thënë se gjeneratat e reja janë suksesi i tyre.

“Kemi sfida edhe ne si çdo mësimdhënës, por kur e sheh që po arrijnë nxënësit harrohen edhe sfidat edhe lodhjet. Mund ta përmend gjeneratën e pare kur kam ardhur në këtë shkollë, për çdo festë vijnë më vizitojnë, më sjellin dhurata, andaj jam shumë e lumtur”, ka thënë Krasniqi për RTK-në.


MË SHUME NGA Kosovë