10:40 / 05.10.2023
Fshati Stubëll e Epërme e Vitisë bëhet me park
M.P / RTKlive
Fshati Stubëll e Epërme në Viti është bërë me park, saktësisht vendi i quajtur “Struzh”.
“Me këtë rast qeverisja Haliti me mjete komunale, ka investuar në krijimin e një hapësire publike, saktësisht parkut në vendin e quajtur “Struzh” në Stubëll të Epërme të Vitisë. Hapësira e rregulluar është kryesisht me gurë natyral, duke ja dhënë bukurinë e kësaj zone, në këtë hapësirë pritën të vendosën edhe mjetet përcjellëse si shportat e mbeturinave dhe të tjerë”, njofton Komuna e Vitisë.
Sipas njoftimit të Komunës, ky park është mirëpritur nga banorët dhe turistët, të cilët e vizitojnë këtë pjesë për muzeun e shkollës së parë shqipe.























