Ekipet e FSK-së vazhdojnë operacionet e çminimit
BKT
Kosovë

Ekipet e FSK-së vazhdojnë operacionet e çminimit

SH.Ç/RTKlive

Forca e Sigurisë së Kosovës është duke vazhduar operacionet e çminimit në disa zona nëpër Kosovë, të cilat thuhet se paraqesin rrezikshmëri të lartë për popullatën. Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Sot komandanti i Gardës Kombëtare Gjeneral brigade Naim Haziri së bashku me Komandantin e Regjimentit të Mbrojtjes Civile, nënkolonel Gëzim Sada vizituan ekipet e EOD-së, në Parkun e Lirisë në Ferizaj, Babaj Bokës Gjakovë dhe në Poligonin e Demolimeve në Harilaq, për t`u dhen mbështetjen e tyre në këtë punë humanitare që janë duke e realizuar me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Më këtë rast gjeneral Haziri theksoi se falë punës së tyre janë shpëtuar shumë jetë njerëzish dhe se ata ndihen krenar me punën e saj.


MË SHUME NGA Kosovë