Krasniqi: Mësimdhënësit meritojnë kushte më të mira pune
E. Hoti / RTKlive
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i ka uruar mësimdhënësit me rastin e Ditës Botërore të Mësuesit.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka përgëzuar të gjithë mësimdhënësit e Kosovës për përkushtimin e madh në këtë profesion fisnik.
“ Me rastin e Ditës Botërore të Mësuesit, uroj dhe përgëzoj të gjithë mësimdhënësit e Republikës së Kosovës për punën e palodhshme dhe përkushtimin e madh në këtë profesion fisnik për të edukuar dhe arsimuar gjenerata të tëra, pavarësisht sfidave me të cilat ballafaqohen”, ka shkruar ai.
Sipas tij mësimdhënësit meritojnë kujdes më të madh, mirëqenie dhe kushte më të mira pune.
“Është për t’u admiruar vullneti i tyre për të kontribuuar në formësimin intelektual të brezave të rinj. Andaj, mësimdhënësit tanë meritojnë kujdes më të madh, mirëqenie dhe kushte më të mira pune.Respekt dhe mirënjohje për angazhimin tuaj të pandalshëm! Urime!”, ka shkruar tutje Krasniqi.























