Hyseni, marrëveshje 2.4 milionëshe për mbulimin e lumit ‘Stanishorka’
BKT
Kosovë

Hyseni, marrëveshje 2.4 milionëshe për mbulimin e lumit ‘Stanishorka’

RTKlive

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar kontratën në vlerë prej 2.4 milionë euro për fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës "Hamdi Kurteshi" (rruga e Malishevës) dhe mbulimin e lumit Stanishorka.

Ai ka theksuar se transformimi i qytetit veç sa ka filluar.

“Si një nga projektet më të mëdha kapitale, ky projekt do të zgjerojë infrastrukturën e qytetit dhe do të përmirësojë dukshëm jetën e qytetarëve”, ka shtuar kreu i Gjilanit.


MË SHUME NGA Kosovë