Komisioni për Punë të Jashtme takoi sindikalistët e Shërbimit të Jashtëm
BKT
Kosovë

Komisioni për Punë të Jashtme takoi sindikalistët e Shërbimit të Jashtëm

A.B/RTKlive

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i prirë nga zv. kryetari Xhavit Haliti, priti sot në takim përfaqësues të Shoqatës Sindikale të Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, përfaqësuesit sindikal të anëtarëve të shërbimit të jashtëm të Republikës së Kosovës, pranë MPJD-së, ngritën një varg shqetësimesh që kanë të bëjnë me përfaqësimin diplomatik të Kosovës.

"Ata, po ashtu vlerësuan se, Ligji për shërbimin e jashtëm, përmban dispozita jo adekuate për një shërbim dhe përfaqësim cilësor dhe adekuat jashtë vendit. Anëtarët e komisionit, ndërkaq, u shprehën të gatshëm që, çështjet e adresuara me këtë rast, t’i trajtojnë dhe se bashkëpunimi me përfaqësuesit e kësaj sindikate të vijojë edhe në të ardhmen", thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.


MË SHUME NGA Kosovë