Bogujevci thotë se në AP të KiE do të adresojnë çështen e Kosovës
BKT
Kosovë

Bogujevci thotë se në AP të KiE do të adresojnë çështen e Kosovës

Sh.Gashi/RTKlive

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka marrë pjesë në debatin e mbajtur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për situatën në veri të Kosovës pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Bogujevci tha për RTK se është një punë e vazhdueshme që e bëjmë si delegacion i Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe se janë me përfaqësim të të gjitha partive politike që e bënë një unitete e që është shumë e rëndësishme në procesin.

“Natyrisht në këtë procese është edhe Ministria e Punëve të Jashtme e kyçur në ketë proces dhe është punë e vazhdueshme që e bëjmë, sot është vendosur që të ketë një debat rreth asaj që ka ndodhur me 24 shator, pra rreth sulmit terrorist që ka ndodhur në Kosovë ka qenë një diskutim shumë i nevojshëm pasi që jo të gjithë i kanë të dhënat e asaj se çfarë ka ndodhur dhe ishte kjo një mundësi e mirë për t’i adresuar arritëm që si folës unë dhe deputeti Arben Gashi ta adresojmë asamblenë parlamentare në këtë pikë”, tha ajo.

Bogujevci bër me dije se do ta shfrytëzohen mundësitë edhe ditëve në vijim ku jenë të pranishëm edhe deputetët: Enis Kevan, Besnik Tahirin dhe deputetja Arjana Musliu Shoshi të cilët do t’i adresohen gjithashtu në pika të ndryshme asamblesë për të ngrit çështjen e Kosovës, jo vetëm për rëndësinë e anëtarësimit, por edhe natyrisht për situatën e fundit që e patëm dhe për sulmin që Serbia i bënë vazhdimisht Kosovës.


MË SHUME NGA Kosovë