14:25 / 12.10.2023
Fillon asfaltimi i rrugës që lidh fshatrat Kolishtë-Buzovik- Beguncë
M.P. / RTKlive
Komuna e Vitisë ka filluar asfaltimin e rrugës që lidh fshatrat Kolishtë-Buzovik- Beguncë dhe rregullimin e një rruge bujqësore në Buzovik.
I pranishëm në fillimin e punimeve ka qenë kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti.
“Me këtë rast ai theksoi se rregullimi i kësaj rruge ka një rëndësi të veçantë për banorët e kësaj ane duke theksuar se me rregullimin e rrugëve lehtësohet qarkullimi i banorëve në këto vise rurale. Gjithashtu disa nga banorët kësaj zone kanë potencuar se me këtë projekt kthehet jeta në këto fshatra”, thuhet në njoftimin e komunës së Vitisë.























