Sindikalistët reagojnë pas votimit të ligjit për KPMSHCK-në
Sh.Gashi. /RTKlive
Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK).
Pas miratimit të këtij ligji, ka reaguar Sindikata e Pavarur e Administratës të Kosovës (SPAK), ku përmes një komunikate për media ka shprehur shqetësimin e saj.
“Sot, deputetët e pozitës me vetëdije apo jo, vendosën me votën e tyre ta shkatërrojnë një mekanizëm të rëndësishëm të Administratës shtetërore, duke pamundësuar të kemi një organ të pavarur siç është Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, i prezantuar në aktin më të lartë Juridik të Republikës së Kosovës, konkretisht me nenin 101.2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i cili përcakton: "Një Këshill i Pavarur Mbikëqyrës për shërbimin civil, i cili siguron respektimin e rregullave dhe parimeve, që rregullojnë shërbimin civil dhe i cili pasqyron diversitetin e popullit të Republikës së Kosovës” thuhet në komunikatën e SPAK-ut.
Sindikata e Pavarur e Administratës seë Kosovës –SPAK ,është e shqetësuar lidhur me tendencën e vazhdueshme të kësaj Qeverie, për ndërhyrje dhe politizim të drejt për drejt në strukturën e organeve të pavarura të Republikës së Kosovës.
“Lidhur me këtë̈ Sindikatë e Pavarur e Administratës së Kosovës, do të reagoj menjëherē duke kërkuar nga Presidentja e Kosovës, të mos e nënshkruaj-dekretoj ketë ligj. Federata -Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës, i siguron te gjithë shërbyesit civil, që nuk do rrinë duarkryq para një tendence të tillë, që ka për qëllim ndërhyrje në vet sistemin, prishje të strukturës organizative, frikësimin, kapjen dhe politizimin e SHC dhe organeve të pavarura të Republikës së Kosovës, por do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore që ta kontestojmë këtë të keqe, që sot u instalua”, thuhet në komunikatë.























