22:59 / 13.10.2023
Zjarr në Veternik, komuna fton të mos digjen hamulloret
A.B/RTKlive
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sonte është ndezur zjarr në Veternik, të cilin po mundohen ta shuajnë Brigada e Zjarrfikësve të Prishtinës.
“Të nderuar qytetarë, Ju lutemi të keni kujdes, mos i digjni hamulloret, mos ndizni zjarr në fusha, mos e hidhni cigaren e ndezur në tokë. Nëse nuk kujdeseni do të shkaktoni zjarre me pasoja të mëdha! Zjarrvënia e tillë cilësohet vepër penale, do të përgjigjeni para drejtësisë!”, njofton Komuna e Prishtinës.























