19 vjet nga vdekja tragjike e maturantëve nga Malisheva
BKT
Foto: Ekrem Kastrati / Facebook
Kosovë

19 vjet nga vdekja tragjike e maturantëve nga Malisheva

V.TH. / RTKlive

Sot janë bërë 19 vjet nga aksidenti në Fushë Arrëz të Shqipërisë, ku humbën jetën 15 maturantë nga Malisheva, të cilët po ktheheshin nga një ekskursion.

Me këtë rast Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, ka përkujtuar maturantët, duke thënë se kjo datë është e errët.

“Sot 19 vite më parë, pra, 14 tetori i vitit 2004, është datë e errët kur ne humbëm tragjikisht në Fushë Arrëz të Shqipërisë, 15 maturantë të komunës së Malishevës, tek sa po ktheheshin nga ekskursioni në shtetin tonë amë, duke shënuar kështu këtë ngjarje shumë tragjike për ne, ku i gjithë kombi shqiptar ishte i pikëlluar dhe i thyer nga kjo fatkeqësi e hidhur”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Tutje Kastrati ka thënë se gjithë jetën do u jemi mirënjohës autoriteteve shqiptare për kujdesin intensiv, me theks te veçantë atyre shëndetësore, të cilat u dolën në ndihmë nxënësve, personelit arsimor, familjeve dhe institucioneve të komunës së Malishevës për të përballuar sa më lehtë pasojat tragjike të atij aksidenti.

“Qofshin të paharruara kujtimet për 15 maturantët tanë. Lavdi jetës dhe veprës së tyre jetësore!”, ka shkruar Kastrati.


MË SHUME NGA Kosovë