Malishevë, shkon në 158 numri i të helmuarve por situata nën kontroll
BKT
Kosovë

Malishevë, shkon në 158 numri i të helmuarve por situata nën kontroll

V.TH. / RTKlive

(E plotësuar 18:45) Komuna e Malishevës njofton se është rritur në 158 numri i personave të helmuar, por situata është nën kontroll dhe po monitorohet në vazhdimësi nga organet kompetente.

Sipas drejtorit për shëndetësi, Hajdin Berisha dhe drejtorit të QKMF-së në Malishevë, Afrim Krasniqi, pavarësisht rritjes së numrit të personave të helmuar, situata është nën kontrollë të plotë dhe janë marrë të gjitha masat për ofrimin e  shërbimeve të nevojshme shëndetësore.

Malishevë, shkon në 125 numri i personave të helmuar

Numri i personave të helmuar që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë ka shkuar në 125.

Këtë e ka konfirmuar për RTKlive Afrim Kransiqi, drejtor i QKMF-së të Malishevës.

 


MË SHUME NGA Kosovë