Policia mban fushatë sensibilizuese për siguri në trafikun rrugor
BKT
Kosovë

Policia mban fushatë sensibilizuese për siguri në trafikun rrugor

V.TH. / RTKlive

Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘Siguria në trafikun rrugor’’,njofton se ka bërë lansimin e fushatës sensibilizuese për sigurinë në komunikacionin rrugor për nxënësit e ciklit të ulët në disa shkolla të mesme të ulëta në qytetin e Prizrenit dhe Suharekës.

Me këtë rast nga ana e zyrtarëve policor për nxënësit janë shpërndarë materiale të ndryshme si varëse për çanta, vizore dhe shirita vezullues që vendosen në krahë.

Po ashtu tek nxënësit dhe shoferët e rastit janë përcjellë mesazhe si: nxënësit të kenë veshje me ngjyra reflektuese kur ecni gjatë natës, të përdoren vendkalimet e shënjuar për këmbësorë, të kenë kujdes të shtuar gjatë trupimit të rrugës me komunikacion të zhvilluar, për ngasësit të mos përdoret telefoni gjatë drejtimit të mjetit, mos drejtimit të mjetit nën ndikim të alkoolit, përdorimi i rripit të sigurisë etj.

“Drejtoria rajonale e Policisë Prizren apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar, të respektojnë ligjin për rregullat në trafikun rrugor pasi që siguria në trafik është përgjegjësi e jona kolektive. Duke iu përmbajtur rregullave dhe duke u sjellur me kujdes ndaj njëri tjetrit në trafik mundë të ndikojmë në zvogëlimin e numrit të aksidenteve dhe pasojave të tyre”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kosovë