Kryetari i Malishevës falënderon stafin mjekësor për menaxhim pas helmimeve
BKT
Kosovë

Kryetari i Malishevës falënderon stafin mjekësor për menaxhim pas helmimeve

M.P. / RTKlive

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, bashkë me drejtorin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Hajdin Berisha, sot kanë qenë për një vizitë falënderuese në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Shpëtim Robaj” në Malishevë.

“Kryetari Kastrati theksoi se ndien shumë keqardhje që për arsye të një udhëtimi jashtë vendi, nuk ka mundur të jetë afër qytetarëve të prekur nga helmimi, si dhe afër stafit shëndetësor që po menaxhonin situatën, mirëpo ka shprehur mirënjohje e falënderim të thellë për gjithë stafin e QKMF-së, në krye me drejtorin e saj, Afrim Krasniqi, që në mënyrën me të mirë e më efikase të mundshme e kanë menaxhuar situatën e rëndë, ku ditë më parë u helmuan qytetarë të komunës sonë, si pasojë e konsumimit të ushqimeve të dëmshme në një nga lokalet e gastronomisë në Malishevë”, thuhet në komunikatën e kësaj komune.

Kryetari Kastrati dhe drejtori Berisha, të gjithë të prekurve nga helmimi u kanë uruar shërim sa më të shpejtë, si dhe kanë shprehur edhe njëherë gatishmërinë e qeverisjes komunale për të menaxhuar deri në normalizimin e plotë të situatës.

Gjithashtu, kryetari Kastrati tha se Komuna e Malishevës në bashkëpunim me institucionet kompetente do të punojë derisa të zbardhen plotësisht shkaqet që sollën këtë ngjarje.


MË SHUME NGA Kosovë