Panairi i artizanaleve në Ferizaj do të jetë i hapur deri të premten
Driton Ramadani|RTK
Në Ferizaj është hapur panairi i artizanaleve. Përveç shitjes së prodhimeve të ndryshme, synimi është edhe në ruajtjen e traditës.
Shumë punime dhe ushqime tradicionale u prezantuan në panairin e artizanaleve në Ferizaj. Prodhuesit thanë se nuk dëshirojnë të ikin nga tradita.
"Interesimi është shumë i madh për atë edhe ja kam filluar sepse përpara kamë punuar me qepjen e veshjeve të nuseve por e kam parë që janë duke u shitur pak më shumë kam filluar me këto edhe i punoj shumë me qejf është zanat i vjetër mos me humbë traditën ",tha Shemsije Raçi Zejtare
Një zeje e cila pothuajse ishte në shuarje, por që viteve të fundit po sjell leverdi, është edhe ajo e lëkurëpunuesit.
"Interesimi është aq i madh e këtu tek ne ka kërkesa dhe nuk po mundem të arri pasi që është punë që punohet krejt me dorë ka makina ka ka avancuar teknologjia unë ka ngelur me ato te vjetrat ka qenë në shuarje ky zanat", tha Fatmir Idrizi Zejtar
Ata që e vizituan këtë panair, thanë se i pëlqejnë ushqimet, por dëshirojnë që përmes blerjes sadopak të kontribuojnë në rritjen e shitjes.
"Unë jam shumë e interesuar sa herë që vijë gjithherë diçka blejë dhe porositi tek këto ushqime tradicionale për mendimin tim më pëlqen flija", tha Fatime Mehmeti qytetare.























