Ndalimi i punimeve në ‘Rrugën A’, Abdixhiku: Një çmenduri që të lë pa fjalë
F.S / RTKlive
Pas ndërprerjeve të punimeve në ‘Rrugën A’ ka reaguar kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku duke thënë se kjo rrugë po ecte në ritëm të mbarë, dhe se siç thotë ai, sot një gjykatëse vendosi ta ndalojë atë.
Abdixhiku përmes një reagimi në Facebook, vendimin e kësaj ndalese e ka quajtur një çmenduri që të lë pa fjalë.
“Rruga A po ecte në ritëm të mbarë. Punë e palodhshme, në kohë rekord e në afat. Një lagje e re për Prishtinën, një komunitet i ri në bërje. Por ja që në Kosovën e popullistëve puna krijon kundërshtarë. Sot, një gjykatëse vendosi ta ndalojë atë. Ta ndalojë punën e ndërtimit të rrugës ‘Jim Xhema’ në gjysmë të saj. Gjykatësja, del të jetë motra e deputetes në pushtet”,tha Abdigjiku .
“Dhjetëra mijëra banorë pa kolektor e në kundërmim, një kryeqytet pa projektin më të madh kapital. Këta janë përplot mllef e urrejtje; dhe fatkeqësisht urrejnë qytetarët e vet. Punë s’bëjnë vet por punën e tjetrit se durojnë dot, thotë ai.
Prishtina dhe qytetarët e kryeqytetit, sipas tij, le ta shohin këtë çmenduri.
“Fillimisht me bllokim buxheti deri në gusht; tani me bllokim projekti me kapje e familjarë. Nuk do t’i lejojmë. Rruga e Re dhe Rruga A nuk ndalen. Prishtina dhe Kosova do të bëhen”, ka thënë Abdixhiku.























