Uji i liqenit të Badovcit ende i papërdorshëm|Video
BKT
Kosovë

Uji i liqenit të Badovcit ende i papërdorshëm|Video

Valjete Shala/RTK

Instituti i Shëndetësisë Publike ka bërë thirrje për të gjitha zonat të cilat furnizohen me ujë të pijshëm nga Liqeni i Badovcit, që të mos e konsumojnë ujin. Sipas IKSHPK-së, në bazë të analizave fiziko-kimike të mostrave, nga uji i prodhuar në fabrikën që furnizohet nga liqeni akumulues i Badovcit, ka dalë se ka vlera të rritura të manganit.

Nijazi Zeqiri këtë të premte u furnizua me ujë të pijshëm në market në vend pas thirrjes së Institutit të Shëndetësisë Publike që të mos konsumohet uji që vije nga Liqeni i Badovcit, për shkak të rritjes së vlerave të manganit.

“Dëgjuam që uji nga Badovci nuk është i pijshëm, prandaj u dashtë me dal me ble uje", tha Zeqiri. Kurse, disa qytetarë të tjerë nuk ishin të informuar.

Mungesa e ujit vërehej edhe në disa markete. Për mungesë të ujit, si dhe për qasje sa më të lehtë për ujë të pijshëm në këtë situatë, Ujësjellësi “Prishtina” ka vendosur autobote me ujë në shumë zona të qytetit.

Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku, tregon për faktorët që ndikuan në rritjen e prezencës së manganit në ujë.

IKSHPK dhe ujësjellësi “Prishtina” apeluan qytetarët që furnizohen nga Liqenin e Badovcit që të mos e përdorin ujin për pije dhe as për përgatitje të ushqimit deri në njoftimin e radhës.


MË SHUME NGA Kosovë