Banorët e lagjes Mati 1 presin rregullimin e rrugës ‘Ukshin Kovaçica’
BKT
Kosovë

Banorët e lagjes Mati 1 presin rregullimin e rrugës ‘Ukshin Kovaçica’

Valjete Shala|RTK

Banorët që jetojnë në lagjen Mati1 në kryeqytet, ankohen për rrugën e tyre ‘Ukshin Kovaçica’, e cila thonë se po shkakton vështirësi në lëvizje.

Me kujdes po ecin në rrugën ‘Ukshin Kovaçica’ në lagjen Mati 1 në Prishtinë. Por banorët ankohen se kjo rrugë po bëhet vështirë e kalueshme për ta.

Një ankesë të tillë kanë të gjithë banorët në këtë lagje.

Në lidhje më shqetësimet e banorëve është pyetur edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

“E keni pare që kemi ndërpre ato kontrata kur nuk kanë qenë të përgjegjshëm andaj njëjtë veprojmë edhe në këtë rast nëse gjejmë arsye”, tha Përparim Rama, kryetar i Prishtinës

Rama tha se për shkak të instalimeve të mëparshme, shpesh është shkaktuar problem për realizim në kohë të projekteve.


MË SHUME NGA Kosovë