Mblidhet ekipi i Strategjisë për Barazi Gjinore në UP
M.P. / RTKlive
Janë takuar ekipi për hartimin e Strategjisë për Barazi Gjinore në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” me prorektoren Arta Basha – Jakupi dhe eksperten ndërkombëtare për çështjet gjinore dhe përfshirjen sociale, Vanja Hazl dhe ekonomistja gjinore, Dita Dobranja.
Sipas njoftimit të UP-së, pika kryesore e takimit u përqëndrua në barazinë gjinore dhe gjithëpërfshirjen në këtë institucion universitar.
“Prorektorja Basha Jakupi, anëtare e grupit në hartimin e Strategjisë për Barazi Gjinore, dha një pasqyrë të zhvillimit të Planit të Veprimit për Barazi Gjinore. Ky dokument politikash, që përshkruan veprimet për tre vitet e ardhshme, thekson angazhimin e universitetit për të ndërmarrë veprime konkrete dhe për të nisur projekte që synojnë uljen e pabarazisë gjinore. Znj. Hazl dhe znj. Dobranja u njohën gjithashtu me objektivat e planit”, njofton UP.























