13:30 / 24.10.2023
Prokuroria thirrje të lënduarve në ‘Bon Vivant’ të paraqiten në polici
B. H. | RTKlive
Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes një njoftimi publik, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë pësuar lëndime trupore (të dëmtuarve) në rastin e datës 4 gusht 2023 të paraqiten në Policinë e Kosovës.
Rasti ka të bëjë me incidentin e ndodhur në lokalin “Bon Vivant”, ku mbeti i vrarë një person, derisa u lënduan 20 persona.
Të dëmtuarit duhet të paraqiten në Njësinë e Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë apo në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, dhe atë brenda afatit prej 15 ditësh, me qëllim të ndriçimit të këtij rasti në plotni.























