Peja përmbyll fushatën kundër kancerit të gjirit me performancë artistike
BKT
Kosovë

Peja përmbyll fushatën kundër kancerit të gjirit me performancë artistike

M.P. / RTKlive

Komuna e Pejës do ta përmbyll fushatën vetëdijësuse kundër kancerit të gjirit me performancën e Artpolis, “Jepi ngjyrë jetës”, e cila jipet nesër në kino “Jusuf Gërvalla”.

“Jepi ngjyrë jetës” është ideuar nga Anisa Ismaili dhe Fitore Broqi teksa si video është realizuar nga Mersime Ademi.

“Përmes nënës dhe piktores, Anisës dhe Fitores, ato sjellin uniken e këtyre katër personazheve, dy prej tyre fiktive, por shumë reale me vet aktoret që sjellin rrëfime nga jeta e tyre personale. Ëndrra, dëshira, dhe guximi janë copëza që shpalosen në këtë performancë artistike. Ato i japin ngjyra jetës”, thuhet në njoftimin e Artpolis.


MË SHUME NGA Kosovë