14:36 / 25.10.2023
KRU Prishtina vazhdon me vendosjen e autobutave nëpër lagje të Prishtinës
M.P. / RTKlive
Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" po vazhdon vendosjen e autobutave nëpër pjesë të ndryshme të Prishtinës.
Hajvalia, Bregu i Diellit, Rruga B dhe C, rruga "Muharrem Fejza" janë disa nga lagjet në të cilat po vendosen autobutat me ujë të pijshëm.
Këto aksione të KRU "Prishtina" po vijnë pas lajmërimit të IKSHPK-së për mos përdorim të ujit për pije dhe përgatitje të ushqimit për shkak të vlerave të larta të manganit në to. Përkatësisht ky kufizim i përdorimit të ujit vlen për pjesët që furnizohen nga liqeni i Badovcit.























