Qytetar Nderi për gazetarin gjerman Erich Rathfelder, çmim i merituar
BKT
Kosovë

Qytetar Nderi për gazetarin gjerman Erich Rathfelder, çmim i merituar

A.B/RTKlive

Ambasada Gjermane në Prishtinë, ka uruar gazetarin gjerman Erich Rathfelder për shpalljen Qytetar Nderi i Rahovecit.

“Puna e tij gazetareske është e lidhur, në të vërtetë e ndërthurur me këtë komunë dhe ka ndikuar edhe tek ai. Larg nga të qenit një vizitor sipërfaqësor i rajonit, ai i ka kushtuar shumë vite të jetës së tij Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe shumë udhëtime në Kosovë. Dhe kurioziteti i tij për të mësuar më shumë për këtë vend dhe njerëzit e tij është ende i gjallë! Një çmim vërtet i merituar për një mik të komunitetit dhe të Kosovës në tërësi”, shkruan në ‘Facebook”, Ambasada Gjermane në Prishtinë.


MË SHUME NGA Kosovë