Rama: Ta pastrojmë Prishtinën së bashku
BKT
Kosovë

Rama: Ta pastrojmë Prishtinën së bashku

F.Sertolli / RTKlive

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë ftesë për një takim këtë të shtunën, 28 Tetor 2023 - në orën 10:00 sheshin "Zahir Pajaziti" në aksionin e madh për pastrimin e Kryeqytetit.

“Në bashkëpunim me Ekipin Monitorues Ndërlidhës të KFOR-it K8, "Let's Do It - Ta Pastrojmë Kosovën", Kompania Regjionale "Pastrimi" Sh.A, Trafiku Urban Prishtinë”, ka njoftuar i pari i Prishtinës, Përparim Rama.

“Takimi: Sheshi "Zahir Pajaziti". Ora: 10:00. Fokusohemi tek hapësirat e ndotura publike:Vendndalimet e autobusëve, Parkingjet, Hapësirat përreth objekteve publike, Pajsijet logjistike si thasë, doreza, maska, ushqim, uji dhe transporti janë të SIGURUARA. Të dashur qytetarë, ejani nesër ta PASTROJMË PRISHTINËN”, ka shkruar Rama.


MË SHUME NGA Kosovë