20:10 / 27.10.2023
Persona me nevoja të veçanta një ditë në punë në Komunën e Gjakovës
F.S/RTKlive
Në kuadër të fushatës një mujore “Tetori – Muaji i mundësive të barabarta” dhe me iniciativë nga Sektori për të Drejta të Njeriut – Barazi Gjinore, persona me nevoja të veçanta kanë punuar për një ditë, në drejtori të ndryshme të institucionit të Komunës së Gjakovës.
“Një aktivitet si ky është mbështetur në mënyrë simbolike nga Komuna e Gjakovës dhe qëllimi i tij është ngritja e vetëdijes për përfshirjen e këtyre personave në institucione publike dhe private”, njofton Komuna e Gjakovës.























