12:41 / 31.10.2023
Trafiku Urban: Fëmijët të mos hedhin vezë mbi autobusët se do të ndëshkohen
E. Hoti / RTKlive
“Trafiku Urban” në Prishtinë ka apeluar tek prindërit të kujdesen që fëmijët e tyre të mos i godasin autobusët me ve dhe gjësende të tjera për “Halloween”, pasi kjo mund të rrezikojë udhëtarët dhe sigurinë në rrugë në përgjithësi.
“Trafiku Urban” ka njoftuar se në të kundërtën ndërmarrja do të përdorë kamerat e vendosura në autobusë dhe në bashkëpunim me institucionet e rendit, do të sigurohet që ata që e dëmtojnë pronën të ndëshkohen.“Për ne siguria e të gjithë udhëtarëve është prioritet”, thuhet në apelin e kësaj ndërmarrje.























