AAK-ja i bën thirrje Qeverisë t`i zbatojë sa më parë obligimet e marra
BKT
Kosovë

AAK-ja i bën thirrje Qeverisë t`i zbatojë sa më parë obligimet e marra

N.M. /RTKlive

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka diskutuar për situatën politike në vend. Kjo parti ka insistuar që sa më parë të zbatohen obligimet e marra nga Qeveria e Kosovës në dialogun Kosovë – Serbi.

“Aleanca insiston në zbatimin sa më parë të obligimeve të marra nga ana e Qeverisë së Kosovës në dialog, si një hap që përshpejton rrugën integruese të Kosovës e veçanërisht perspektivën tonë për anëtarësim në NATO”, thuhet në njoftimin e kësaj Partie.

Sipas Kryesisë së AAK-së, nisja e procesit për anëtarësimin e Kosovës në NATO, duhet të trajtohet si urgjencë. Vetëm si anëtare e saj, Kosova është e sigurt dhe me një të ardhme për zhvillim dhe stabilitet.

“Gjithashtu, kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e sheh me shqetësim mosveprimin e Qeverisë ndaj kërkesave të minatorëve të Trepçës në ditën e tetë të grevës së tyre. AAK vlerëson se kërkesat e tyre janë të drejta dhe legjitime si dhe i kërkon Qeverisë që sa më parë të marrë veprime për plotësimin e tyre”, thuhet në këtë njoftim.


MË SHUME NGA Kosovë