Ngjarjet e datës 1 nëntor
RTKlive
Ngjarjet e datës 1 nëntor 2023
Shoqata e Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve të Kosovës (PePeKo), në bashkëpunim me shoqatën “Organika”, organizojnë Forumin e Sektorit të Ushqimit – Edicioni i 3-të. (Hotel Emerald, në ora 09:30)
Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së, interviston kandidatët për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 10:00)
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportet vjetore financiare të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, të KQZ-së, KGjK-së dhe të KPK-së. (Kuvendi i Kosovës, në ora 11:00)
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj zhvillon homazhe tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti.(Prishtinë, në ora 11:00)
Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës, organizon ceremoninë e promovimit të librit ”Antitabu″ për filozofinë filotabu shqiptare dhe ”Aleanca e duhur Shqipëri-Kroaci”, të autorit Shaban Murati. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare, në ora 11:00)
Ish-punëtorët e ish-fabrikës ”Llamkos” në Vushtrri protestojnë për të kërkuar shlyerjen e borxhit ndaj tyre. (Para Agjencisë Kosovare të Privatizimit, në ora 11:00)























