Podujevë, punime intensive në rehabilitimin e rrugës "Hakif Zejnullahu"
V.Th. RTKlive
Punime intensive po bëhen në rehabilitimin e rrugës "Hakif Zejnullahu" në qytetin e Podujevës.
Komuna e Podujevës njofton se punimet për rehabilitimin e rrugës "Hakif Zejnullahu" në qytet po zhvillohen me ritme të larta, teksa këto punime i kanë përcjell sot edhe kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Bahri Selimi.
Sipas njoftimit në projektin për rehabilitimin e rrugës parashihet asfaltim i ri, ndriçim, trotuar, shtigje të biçikletave, trotuar për persona të verbër etj.
Kryetari Bulliqi ka thënë se ky projekt është në vazhdën e shumë projekteve që po zhvillohen gjatë kësaj kohe, i cili po realizohet me ritëm shumë të lartë në dobi të qytetarëve të kësaj ane dhe qytetarëve që e shfrytëzojnë këtë segment të rëndësishëm rrugor në qytet.























