Stacioni policor në Istog pranon donacion nga KFOR-i
BKT
Kosovë

Stacioni policor në Istog pranon donacion nga KFOR-i

E. Hoti / RTKlive

Stacioni policor në Istog ka pranuar një donacion, i cili do tё përdoret nga hetuesit e dhunës nё familje për intervistimin e viktimave të dhunës në familje dhe personave të mitur.

Ky donacion ёshtё dhuruar nga komandanti i brigadës Perëndimi, kolonel Gabriele Vacca, teksa nё kёtё ceremoni ishin prezent kolonel Shaban Shala, drejtor i drejtorisë rajonale tё Policisё nё Pejё dhe kryetari i Komunёs sё Istogut, Ilir Ferati. 

“Policia e Kosovës, do të jetё gjithmonё falënderuese dhe mirënjohëse për ndihmën e ofruar si dhe bashkëpunimin e vazhduar në fusha tё ndryshme dhe atё të sigurisë”, thuhet në njoftimin për media nga Komuna e Istogut.

Ky donacion do tё shërbej pёr punё mё efikase nё “dhomën mike”, nё Stacionin Policor nё Istog.


MË SHUME NGA Kosovë