Rama: Pallati i Rinisë, ikona e Kryeqytetit, do të jetë plot gjallëri
M.Miftari/RTKlive
Koncerte, festivale, shfaqje të ndryshme, të gjitha këto do të realizohen tash e tutje në skenën e re të krijuar në ish- sallën e djegur të Pallati i Rinisë.
Përparim Rama, kryetari i Prishtinës, përmes rrjetit social Facebook, u shpreh se ky institucion u përket qytetarëve, artistëve, sportdashësve, e të gjithëve që duan të shprehin talentin e tyre në këtë skenë.
“Me këtë u pajtuan drejtori i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj me ekipin fantastik të skenografeve, gjatë vizitës që i bëmë hapësirave të Pallatit, derisa Mrika Gashi, kryeshefe ekzekutive e kësaj ndërmarrjeje publike të kryeqytetit, na informoi se ambientet e Pallatit çdo ditë e më shumë po pastrohen dhe po intervenohet aty ku ka nevojë emergjente. Pallati i Rinisë, ikona e Kryeqytetit tash e tutje do të jetë plot gjallëri”, ka shkruar kryetari Rama në Facebook.























