Komuna e Leposaviqit lëshon hapësira për regjistrimin e automjeteve
BKT
Kosovë

Komuna e Leposaviqit lëshon hapësira për regjistrimin e automjeteve

V.Th. RTKlive

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka njoftuar se do të ofrojnë hapësira të objektit të komunës për zyrtarët e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve dhe Qendrës për prodhim të dokumenteve.

Ai, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se marrëveshja për ofrimin e hapësirave është nënshkruar gjatë një takimi me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtorin e Agjencionit të Regjistrimit Civil, Blerim Camaj.

“Me qëllim të lehtësimit të ofrimit të shërbimeve për qytetarët tanë, kam nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me z. Blerim Camaj, përmes së cilës ofrojmë hapësira të objektit të Komunës për zyrtarët e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve dhe Qendrës së Prodhimit të Dokumenteve. Duke pasur parasysh kërkesat e qytetarëve për këto shërbime, do të punojmë maksimalisht që ato të fillojnë të ofrohen sa më parë të jetë e mundshme”, ka shkruar ai.

 


MË SHUME NGA Kosovë