Pesë milion euro për zgjerim të rrjetit, kyçet edhe kazerma `Adem Jashari`
BKT
Foto: Arkiv / RTKlive
Kosovë

Pesë milion euro për zgjerim të rrjetit, kyçet edhe kazerma `Adem Jashari`

V.Th. RTKlive

Kuvendi Komunal i Prishtinës me shumicë votash ka vendosur dje t’i ndajë për Ndërmarrjen Publike “Termokos” 5 milion euro.

Sipas njoftimit nga “Termokos” me këto mjete në rrjetin e ngrohjes do të kyçen 129 objekte, me një sipërfaqe prej mbi 700 mijë m/2, ndërsa ndër të parat ngrohje do të përfitojë kazerma “Adem Jashari”, pastaj kompleksi i “Banesave të bardha”, ndërtesa në “Lakrishte”, shkolla, xhami etj.

Tutje në njoftim thuhet se në saje të mbështetjes së vazhdueshme të Komunës së Prishtinës, donatorëve ndërkombëtar dhe fondeve vetanake, NP “Termokos” është duke e zgjeruar në vazhdimësi rrjetin dhe duke ofruar shërbimet e ngrohjes për mijëra qytetarë të kryeqytetit.

Kurse Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos”, Fisnik Osmani duke falënderuar këshilltarët komunal, e në veçanti Kryetarin, Përparim Rama, e ka cilësuar si një lajm të jashtëzakonshëm përkrahjen e pakursyer të Kuvendit Komunal për ndërmarrjen.


MË SHUME NGA Kosovë