Hajdar Gjikolli nderohet post-mortem si themelues i Kompanisë `Hidrodrini`
BKT
Kosovë

Hajdar Gjikolli nderohet post-mortem si themelues i Kompanisë `Hidrodrini`

RTKlive

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” e Pejës, në një organizim që ka ndodhur për herë të parë, i ka ndarë mirënjohje post-mortem , Hajdar Gjikollit, drejtorit themelues të kësaj kompanie.

Nën kujdesin e Zyrës për Media të KRU ‘Hidrodrini’ dhe mbështetjen e kryeshefit ekzekutiv të Kompanisë, Dri Cena, me motivacion: Për rolin dhe kontributin e pashoq, në Themelimin, Ngritjen dhe Zhvillimin e N.K.P. ‘Ujësjellësi’ -Pejë, (1961).

Pasardhësit e të ndjerit kanë shprehur falënderimet më të veçanta për iniciativën.

Në emër të familjes së të ndjerit, në këtë ceremoni përkujtuese morën pjesë familjarët-pasardhësit e të ndjerit Gjikolli.


MË SHUME NGA Kosovë