07:49 / 05.11.2023
Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell
RTKlive
Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 4 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15 deri në 18 gradë Celsius.
Gjatë ditës, fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s. Mot ekstrem është duke mbizotëruar në disa shtete të rajonit si në Kroaci, një pjesë e Bosnjës jugperëndimore, Mal të Zi, Shqipëri dhe një pjesë e jugperëndimit të Maqedonisë, thuhet në njoftimin e IHMK-së.























