Abdixhiku: Le të flasim për projekte konkrete e lajme të mira
BKT
Kosovë

Abdixhiku: Le të flasim për projekte konkrete e lajme të mira

E. Hoti / RTKlive

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vizituar sot ngrohtoren e qytetit “Termokos”, ku ka bërë të ditur se me iniciativën e asamblistëve të LDK-së në Prishtinë,  kjo ndërmarrje ka marrë ndihmë kapitale prej 5 milionë eurove.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku  ka thënë se duhet të flasim për projekte konkrete e lajme të mira.

“Le të flasim për projekte konkrete e lajme të mira. Aso që bëjnë ndryshimin e vërtetë. Me iniciativën e asamblistëve të LDK-së në Prishtinë dhe aksionarëve tanë në ndërmarrje, Termokos këtë javë ka marrë ndihmë kapitale nga Komuna e Prishtinës prej 5 milion eurove”, ka shkruar Abdixhiku.

I pari i LDK-së, ka thënë se nga ky investim edhe disa lagje do të bëhen me  nxemje qendrore.

Me këto mjete, sot një vit, ngrohje qendrore do të kenë: Banesat e Bardha në Bregun e Diellit në plot 65 mijë metra katrorë banim. Një zotim elektoral ky. Lagjja Lakrishtë me plot 500 mijë metra katror banim e afarizëm. Lagjja Kalabria me 68 mijë metra katror banim. Përveç këtyre, ngrohje qendrore do të kenë dhe ushtarët tanë në Kazermën Ushtarake ‘Adem Jashari’; Arkivi i Prishtinës, 3 shkolla e 3 xhami në Qytetin e Vjetër të Prishtinës. Në ndërkohë, në pritje të zhbllokimit politik të Rrugës A.”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.


MË SHUME NGA Kosovë