Vdes ish-gazetarja Zyhrije Vata
BKT
Kosovë

Vdes ish-gazetarja Zyhrije Vata

Driton Ramadani/RTK

Sot në moshën 56 vjeçare, pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë, ka ndërruar jetë ish gazetarja, moderatorja dhe recituesja e poezive, Zyhrije Vata.

Së fundi ajo ishte drejtore e shkollës fillore “Vezir Jashari” në Ferizaj.

Varrimi i saj u bë sot në praninë e shumë qytetarëve në varrezat e reja të qytetit të Ferizajt.

Nga folësit në këtë ceremoni varrimi, u çmua lartë kontributi i Zyhrije Vatës.


MË SHUME NGA Kosovë