U.d. Kryeprokurori viziton Prokurorinë e Apelit dhe Prokurorinë Speciale
BKT
Kosovë

U.d. Kryeprokurori viziton Prokurorinë e Apelit dhe Prokurorinë Speciale

M.P. / RTKlive

Në kuadër të iniciativës për të vizituar të gjitha prokuroritë në nivel vendi, Ushtruesi i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar vizitë zyrtare në Prokurorinë e Apelit dhe Prokurorinë Speciale të Kosovës. Gjatë takimit fokusi kryesor në këto institucione ka qenë te rastet e korrupsionit, te ato të krimit të organizuar dhe të luftës.

Gjatë vizitës në Prokurorinë e Apelit, U.D. Kryeprokurori Kelmendi është pritur nga Kryeprokurori Xhevdet Bislimi si dhe prokurorët e kësaj prokurorie, ku është njohur për së afërmi me punën dhe sfidat me të cilat përballët kjo instancë e prokurorisë në realizimin e mandatit të saj pas ndryshimeve të Kodit të Procedurës Penale.

“Në këtë takim U.D. Kryeprokurori Kelmendi u njoftua nga Kryeprokurori Bislimi edhe me nevojat kësaj prokurorie, më këtë rast ka U.D. Kryeprokurori i Shtetit ka shprehur gatishmërinë e tij që të njëjtat t’i adresoj para mekanizmave përgjegjës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Ndërkaq, në Prokurorinë Speciale, Kelmendi së bashku me prokurorin përgjegjës nga Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit për monitorimin e punës së Prokurorisë Speciale, Aleksandër Lumezi, është pritur nga kryeprokurori i kësaj prokurorie, Blerim Isufaj.

“Kryeprokurori Isufaj e ka njoftuar U.D. Kryeprokurorin Kelmendi për rastet e pranuara dhe ato të zgjidhura, veçanërisht për punën e të gjitha departamenteve që funksionojnë në kuadër të Prokurorisë Speciale”, njofton Kryeprokuroria.


MË SHUME NGA Kosovë