Komuna e Malishevës pjesë e fushatës për parandalimin e trafikimit
BKT
Kosovë

Komuna e Malishevës pjesë e fushatës për parandalimin e trafikimit

M.P. / RTKlive

Komuna e Malishevës sot ka realizuar një takim me nxënësit e këtij qyteti në kuadër të fushatës nacionale për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore.

Kryetari Ekrem Kastrati ka thënë se dukuritë negative, përfshirë edhe trafikimin me qenie njerëzore, duhet të luftohen në të gjitha mënyrat.

“Dukuritë negative të cilat dëmtojnë shoqërinë, duhet të luftohen nga të gjithë ne së bashku. Duhet të punojnë shumë dhe bashkërisht për një të ardhme të sigurt”, ka thënë ai.

Më pas, për qëllimin e kësaj fushate, për strategjinë nacionale kundër trafikimit me qenie njerëzore, për rëndësinë e bashkëpunimit të komunitetit me organet përgjegjëse për luftimin e kësaj dukurie, kanë folur zyrtarët përgjegjës të Policisë së Kosovës, të EVSB-ve dhe të Ambasadës së SHBA-së dhe më pas është zhvilluar edhe një diskutim i hapur me nxënësit dhe pjesëmarrësit tjerë në këtë takim.


MË SHUME NGA Kosovë