Sot certifikohen pjesëtarët e FSK-së në xhudo
M.P / RTKlive
Sot certifikon grupi i parë i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Xhudo në qytetin e Pejës.
“Programi ka trajnuar me sukses pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në xhudo, vetëmbrojtje dhe luftë të afërt, me udhëheqjen e kryetrajnerit Driton Kuka dhe xhudistëve elitarë nga Kosova, të cilët tashmë janë zyrtarisht pjesë e FSK-së”, thuhet në njoftimin e Federatës së Xhudos në Kosovë.
Tutje sipas njoftimit, kjo ngjarje shënon një moment historik për unitetin dhe vizionin shtetëror. Në ceremoni do të jenë të pranishëm figura publike si kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe personalitete tjera nga vendi.
Ngjarja do të nis nga ora 13:00, në Qendrën Nacionale të Xhudos.























