Policia me kontroll ndaj automjeteve, zbaton programin ‘Roadpol’
BKT
Kosovë

Policia me kontroll ndaj automjeteve, zbaton programin ‘Roadpol’

M.P. / RTKlive

Njësiti  Rajonal i Trafikut rrugor në kuadër të Policisë së Kosovës ka nisur zbatimin e programit evropian “Roadpol” në Prishtinë.

Ky program po zbatohet për ngritjen e sigurisë në trafik, ndërkaq kontrollet po bëhen për automjetet që bëjnë bartjen e udhëtarëve dhe mallrave.

“Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti  Rajonal i Trafikut rrugor, krahas planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik, me datën 06.11.2023, ka filluar implementimin e planit  për kontroll ndaj ngasësve të automjeteve për bartjen e udhëtarëve dhe mallrave, sipas programit evropian Roadpol”, njofton policia.

Tutje theksohet se vetëm dje gjatë zbatimit të këtij programi janë gjobitur 12 ngasës të automjeteve për kundërvajtje.


MË SHUME NGA Kosovë