Policia kryen bastisje në Zubin Potok, konfiskohen prova materiale
BKT
Kosovë

Policia kryen bastisje në Zubin Potok, konfiskohen prova materiale

E. Hoti / RTKlive

 Policia e Kosovës ka kryer bastisje në tri lokacione në Zubin Potok në lidhje me  një rast “Detyrimi” që ka ndodh më herët.

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani, ka thënë për RTKlive se nuk ka të arrestuar deri më tani,  por janë konfiskuar prova materiale për rastin.

“Nuk ka të arrestuar, ndërsa janë konfiskuar prova materiale që i konsiderojmë të jenë të dobishme për rastin”, ka thënë Elshani.

Javën e kaluar janë kryer bastisje edhe në Zveçan ku ishin sekuestruar disa makina për kriptovaluta.


MË SHUME NGA Kosovë