Komuna e Prizrenit në takim me drejtorët, Qendra Sportive me risi
M.P. / RTKlive
Është mbajtur takimi i përjavshëm i drejtorëve të Komunës së Prizrenit. Gjatë takimit janë shpalosur disa tema të ndryshme të fushave si infrastruktura, sporti, kultura, bujqësia e shëndetësia.
Sipas njoftimit të Komunës, po vazhdojnë punimet në ndërtimin e QKMF-së në ish bazën e KFOR-it dhe QMF-së në Korishë. Në të njëjtën kohë punimet po vazhdojnë edhe në rrugën “Edit Durham”, rregullimi i rrugëve, kanalizimit dhe instalimit të ndriçimit publik në lagjen “11 Marsi”, punimet në ujësjellësin e fshatit Zhur, rrugët e fshatit Kabash dhe pika turistike në ujëvarat e Korishës.
Gjithashtu Komuna e Prizrenit ka njoftuar për përurimin e lojërave dhe fitnesit në parkun e Qendrës Sportive “Sezai Surroi”.
“Po vazhdon faza e tretë e shpërndarjes së mekanizmave bujqësorë për fermerët e Komunës së Prizrenit. Gjithashtu po vazhdon aksioni i largimit të konstruksioneve metalike në gjithë qytetin dhe ka përfunduar me sukses Check-Up-i për detektimin e kancerit të gjirit gjatë gjithë muajit tetor – Muajit Rozë”, njofton Komuna e Prizrenit.























